Lautaro Martinez është vetëm një hap larg Barcelonës, Inter pritet të përfitoj 85 milion euro kesh plus një lojtar. Icardi gjithashtu do të transferohet në Paris me titullin përfundimtar, zikaltërit do të përfitojnë 60 milion euro plus 5 të tjera në formë bonusesh. I njëjti fat parashikohet edhe për Perisic, kroati do të transferohet përfundimisht tek Bayern Munich për 10 milion euro.

Martinez
Martinez

Nga largimi i 3 lojtarëve, Inter do të përfitoj në total 160 milion euro, një shifër e jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë, por një pjesë e parave do të investohen menjëherë për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Kush do të luaj përkrah Lukakut? Kjo është dilema e parë që drejtuesit e klubit duhet të zgjidhin.

Skysport De Timo Werner Rb Leipzig 4845023
Skysport De Timo Werner Rb Leipzig 4845023

Timo Werner mbetet objektivi kryesor, për sulmuesin gjerman duhen 50 milion euro por më shumë se sa negociatat me Laipzig, Interin e tremb konkurrenca e Liverpool. E nxehtë mbetet pista Edison Cavani, uruguaiani ka si avantazh faktin që mund të transferohet me kosto zero por pengesë serioze është paga e tij vjetore.

Cavani
Cavani

Inter ka gati një kontratë 3-vjeçare por nuk mund ti ofroj me shumë se 10 milion euro në sezon. Diferenca mes kërkesës së ofertës nuk është shumë e madhe, palët mund të arrijnë në një kompromis, gjithnjë nëse PSG nuk i ofron rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb