Megjithëse ka kaluar një muaj nga fundi i sezonit dhe grumbullimi në Lugano për debutimin e Antonio Conte është shumë pranë, Inter dhe Icardi nuk kanë gjetur ende gjuhën e parëbashkët. Madje, situata është agravuar më shumë, pasi bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, në të njëjtën kohë menaxhere e tij, Wanda Nara i ka hapur “luftë” trajnerit të ri zikaltër.

Icardi Marotta Chiama Wanda 1
Icardi Marotta Chiama Wanda 1

Sipas mediave italiane, vetë Conte i ka thënë asaj si Icardi duhet të largohet pasi nuk bën pjesë në planet e tij. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Wanda Nara, e cila ka ngritur tonet, duke kërcënuar klubin. Sipas saj, nëse sulmuesi nuk pëlqehet nga trajneri, atëherë Inter duhet ta lerë atë të largohet me parametra zero.

Antonio Conte 1
Antonio Conte 1

Një opsion që nuk mendohet nga Beppe Marotta, pasi Inter duhet të mbushë arkën. Për këtë arsye, zgjidhja është ende shumë larg dhe Mauro Icardi mund të kthehet në një barrë për zikaltërit, ndërsa ndërlikon ndjeshëm planet e tyre për merkaton.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb