Këngëtarja Iggy Azalea ka folur për arsyet e shtyrjes së turneut botëror “Great Escape”.
Studioja e incizimeve “Def Jam” ditë më parë ka konfirmuar se turneu është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të problemeve teknike.

“E kam shtyrë turneun sepse jam psikopate”, ka thënë Azalea.
Krijuesja e hitit “Fancy” ka sqaruar se ka nevojë për kohë për të realizuar një turne të përkryer ashtu siç e ka planifikuar.

“Ky është turneu im i parë në një arenë, prandaj duhet bërë shumë përgatitje. Është e vështirë kur ju punoni për herë të parë në një turne në arenë”, ka thënë ajo.
“Ne jemi duke ndërtuar një skenë shumë të madhe dhe për këtë duhen gjashtë muaj kohë. Turneu im do të fillonte në prill, por tani kemi filluar me ndërtimin e skenës”- është shprehur Iggy Azalea.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: