Trajneri i Dinamos, Igli Allmuça, i ftuar në “Sport News Plus” në News 24, tregoi se Policia është e domosdoshme në stadiumet shqiptare, dhe ndër të tjera rrëfeu edhe një moment të tillë me arbitrin në një fushë të Kategorisë së Parë.

“Kishim kohë që nuk i shihnim këto skena. Gjithsesi, disa paralajmërime të vogla kishin dalë në sfond. Policia është e domosdoshme në stadiume. Mos harrojmë, kjo është Superliga që transmetohet, por kemi edhe Kategorinë e Parë, shumë fusha të nxehta, është e domosdoshme policia. Më ka rastisur në një fushë, ku nuk dua ta përmend. Ishim në avantazh në pjesën e parë, dhe arbitri nuk është lënë të futet në dhomat e zhveshjeve. Policia private nuk ka çfarë i bën atij drejtuesi, pasi ai i paguan të jenë aty. Ndikohet direkt edhe arbitri, në pjesën e dytë direkt jep penallti apo mund të prishë lojën. Nëse nuk e bën atë, mund t’i rrezikohet edhe jeta.” – u shpreh Allmuça.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb