Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka deklaron se Igli Cara, kandidati i PD-së në Durrës mbështetet dhe nga faktorë të tjerë opozitarë.

Ai tha në “Top Story” se edhe nga sondazhet e PS, Cara del 50% me 50% dhe fitues.

“Igli mbështetet dhe nga faktorë të tjerë opozitarë që janë në Durrës, përfshirë dhe PAA-në, madje nga ai grupi i cili garoi në zgjedhjet e pjesshme bashkiake, ku ishte Luan Hoti dhe ai grupi që e mbështeste. Janë që të gjithë këta që mbështesin Iglin. Tani unë mendoj që në situatën e krijuar, që është shumë kaotike, duhet të mbështetemi rreth figurës së kandidatit. Unë për Durrësin mund të jap një kontribut të vyer, por s’mund të jap në Poliçan.
Në Durrës unë mund të jap kontribut se mund të ketë mijëra vota. Nëse e shohim si zgjedhje administrative dhe që ai e tërheq karrocën është kandidati dhe të largohemi nga ideologjia për shkak se jemi në këtë gjendje, mund edhe të fitojmë.
PS e sheh si politikë, nuk është marrë fare me kandidatët, por me formacionin politik.
Ne këtu nuk jemi aq mirë. Sipas sondazheve Durrësi del mirë. Edhe nga sondazhet e PS. Që i nxjerrin 50:50, kokë më kokë. Kur i nxjerrin këto kështu dmth Igli ka shumë mundësi të fitojë”, deklaroi Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb