Sherri mes Igli Tares dhe Lotito-s nuk është harruar ende, për herë të parë pas kaq shumë vitesh marrëdhënia e tyre është ftohur aq shumë sa shumë shpejt mund të sjell një divorc.

Igli Tare ka dhe një vit kontratë, por presidenti i ekipit kryeqytetas është kujdesur këtë periudhë për ta konfirmuar, të paktën publikisht. Ndryshe nga se Lotito pretendon, se nuk ka asnjë arsye për të shkarkuar Taren, të gjithë veprimet e tij të fundit vërtetojnë të kundërtën, mbi të gjitha emërimi i Angelo Fabianit si përgjegjës i ekipit të rinjve dhe atyre të fermave. Kjo lëvizje e Lotitos nuk është pritur mirë nga Tare i cili po shihet gjithnjë e më pak pranë ekipit këtë periudhë.

Tare
Tare

Menjëherë sapo mediat bënë publik sherrin Tare-Lotito ofertat në drejtim të ish sulmuesit kuqezi erdhën nga të gjithë anët, mbi të gjitha nga Bundesliga. Së fundmi sipas mediave italiane, interesim konkret për Taren ka shfaqur edhe ekipi i Parmës, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare dhe 800 mijë euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb