Igli Tare nuk ka asnjë dyshim, Serie A duhet të përfundoj sezonin 2019-2020: “Lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik, ata janë gati”, u shpreh drejtori sportiv i Lazio në një intervistë për “Sky Sport” duke shtuar:

Tare
Tare

“Të dielën festuan të gjithë pasi më në fund mund të rifillojnë të stërviten. Dëgjoj ministrin e sportive i cili thotë se mund të mbylli kampionatin por kjo nuk është në kompetencat e tij. Është shumë e rëndësishme që të përfundojmë këtë sezon. Lazio ka qenë nga klubet e para që ka respektuar rregullat që nga dita e parë. Ekipi do të rifilloj stërvitjen të mërkurën, nuk kemi asnjë shqetësim. Asnjë lojtar i Lazios nuk është larguar nga Roma, e njëjta gjë nuk ka ndodhur më të gjithë, di që skuadra të tjera kanë ende lojtarë jashtë Italisë. FIFA dhe UEFA i kanë shpjeguar mirë gjërat, ky sezon duhet të përfundoj, është shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm ta nisim sezonin tjetër edhe në vjeshtë”, u shpreh ndër të tjera Igli Tare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb