Në një seance të jashtëzakonshme Kuvendi votoi sot ndryshimet në qeveri. Është miratuar dekreti për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt dhe emërimin e Belinda Ballukut, ku kjo e fundit mori 76 vota pro dhe 32 kundër.

Ndërsa është miratuar me 76 pro Majlinda Dhuka si ministre shteti dhe për negociatat me BE.

Votimit për ndryshimet ne qeveri u parapri nga debati me opozitës dhe mazhorancës. Kreu i PD Sali Berisha kërkoi që në seancë të zhvillohej debat për ndryshimet në qeveri. Madje Berishe hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama si përgjegjës për korrupsionin në vend.

Debat kërkoi edhe drejtuesi grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj. Refuzimi sipas tij është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Por në emër të mazhorancës kreu grupit të PS Taulant Balla tha se për ndryshimet e pjesshme të qeverisë nuk ka pasur asnjëherë debat parlamentar. Pas votimit në Parlament Zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja për Shtetit që do mbajë edhe detyrën e kryenegociatores Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit te Republike Bajram Begaj.

Më herët*

Deputetët do të votojnë dekretet për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit dhe zëvendësimi i tij me ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, por edhe vendosjen e Majlinda Dhukës në krye të grupit negociator për bisedimet për anëtarësim me BE dhe në postin e Ministres së Shtetit.

Në një raportim nga Kuvendi gazetari Ergys Gjonçaj tha për News24 se në këtë seancë parlamentare nuk pritet të ketë debat, pasi është rrëzuar kërkesa për mocion debati nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Por sipas tij, deputetët demokratë pasi kanë marrë vesh se kërkesa për debat është rrëzuar, kanë menduar të shfrytëzojnë 2 minutat e përcaktuara për ta për procedurë, që të hapin debat lidhur me ndryshimet në qeveri.

“Nuk pritet të ketë debate. Enkelejd Alibeja ka kërkuar debat përsa i përket ndryshimeve në qeverie dhe u vendos që në këtë seancë të kemi vetëm votimin e 3 dekreteve të Presidentit Bajram Begaj. Çdo seancë parlamentare e mëparshme është karakterizuar nga debatet. Në momentin që kërkesa e kreut të Gupit të PD nuk është marrë parasysh për mocion me debat, deputetët e opozitës kanë kërkuar të marrin fjalën për procedurë dhe pritet ta përdorin këtë 2 minutësh për debat”, raportoi Gjonçaj.

Ndërkohë, mësohet se Belinda Balluku dhe Majlinda Lluka do t’i drejtohen Presidencës për të bërë betimin në detyrë menjëherë pas votimit në Kuvend të dekreteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb