Kreu i PD Sali Berisha është treguar i ashpër ndaj qeverisë Rama dhe ministrave të tij.

Berisha nuk i kurseu akuzat për Arben Ahmetaj dhe Belinda Ballukun.

Berisha e quajti Belinda Ballukun ministren më të korruptuar, e cila sipas tij do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, një tjetër i korruptuar sipas Berishës.

“Kush e zëvendësoi strumbullarin e aferës së djegësve Arben Ahmetajn? A po e zëvendëson ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, rajonit dhe Europës?

Ajo ka meritë të vetme, ndarjen e parave të vjedhura që kur punonin në bashki deri më sot me Edi Ramën. Belinda Balluku drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 12-fishta me standardet e BE. Ndërtimi ka manuale si në Europë dhe SHBA. Ka manuale për çdo vepër publike, për çdo gjë ato tregojnë dhe kostot për çdo vepër.

Europa ndërton rrugë dhe autostrada në fushë nga 2 deri në 2.2 milionë kilometri. Belinda që aranzhon zyrën me 200 milionë euro jashtë çdo imagjinate. Një njeri që e ka verbuar babëzia, urrejtja për qytetarin e thjeshtë. Miss hajnia në zëvendësimin e tij, për faktin e vetëm se është konfidente në këto akte me Edi Ramën deri nga Bashkia dhe sot.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb