Fiskalizimi sjell kosto të reja për biznesin. Pas shumë debatesh dhe bllokimit prej pandemisë, bizneset shqiptare do t’i nënshtrohen tanimë fiskalizimit. Ky proces do të fillojë në 1 shtator për bizneset me qarkullim vjetor mbi 8 milion lekë, ndërsa për pjesën tjetër në 1 janar 2021.

Përmes fiskalizimit, bizneset do të bëjnë raportim në kohë reale të shitjeve në administratën tatimore. Kjo procedurë, kërkon përshtatje teknologjike dhe pajisjesh të reja, të cilat përkthehen në kosto të shtuar për biznesin.

26aa8a1f A469 44fb 91cb 2362b8dfd50c
26aa8a1f A469 44fb 91cb 2362b8dfd50c

Peticion qeverisë për turizmin
Ardhja e turistëve bjellorus ishte një ogur i mbarë për të zbutur disi goditjen e këtij sektori. Por kjo nuk ka eliminuar shqetësimin kryesor të aktorëve të tregut që është vazhdimësia e sezonit, pasi rezervimet janë thuajse zero nga turistët e huaj.

Duke qenë farë pranë falimentit, shoqatat turistike i janë drejtuar qeverisë me një peticion duke kërkuar mbështetje financiare në mënyrë që të mund të mbajnë hapur aktivitetet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb