Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa lej në vijën bregdetare të Vlorës.

Aksioni është përqendruar në zonën e bregdetit në Radhimë dhe Orikum.

Sipas raportimeve të gazetarit Enrik Mehmeti, aksioni në Radhimë deri më tani nuk është shoqëruar me tensione nga ana e pronarëve të objekteve. Në një lidhje live për News24 gazetari Mehmeti tha se deri tani është shembur një hotel, ndërsa vendngjarja monitorohet nga 4 policë.

Gazetari Mehmeti tha se nga pronarët e godinës ka pasur pretendime dhe e kanë kontestuar këtë shembje, pasi sipas tyre ata dispononin dokumente.

Ky është objekti i dytë që është shembur në këtë vend në zonën e Radhimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: