SARANDË

Një operacion për prishjen e një ndërtimi pa leje është duke u zhvilluar në Ksamil.

Gazetarja Shpresa Dine, raporton për “BalkanWeb”, se IKMT ka nisur punën për shembjen e objektit të vendosur në afërsi të Pemës së Thatë, pasi nga Bashkia Sarandë është konstatuar se nuk është marrë leja e posaçme.

Gjithashtu, në ndihmë të këtij operacioni ka ardhur dhe INUV e Bashkisë së Sarandës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: