Kryeprokrurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka reaguar live liderit të opozitës, Lulzim Bashës në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.

Në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

”Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë.”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.

Ndërkohë në një reagim për ‘BalkanWeb’, Imeraj shtoi se presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe se ajo vetë nuk ka rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.  Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.”


Nga ana tjetër Basha i cili më parë e konsideroi Imerajn ikonë të krimit dhe korrupsionit që madje as KPK nuk pati guxim ta shkarkojë edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i  ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb