Një kandidate për politikane në Izrael është vënë nën kritika të ashpra pasi ka pozuar si viktimë e një ekzekutimi të ISIS. Ana Roth improvizoi një skenë të ngjashme me ekzekutimet e ISIS gjatë një feste hebereje, ndërsa foton e publikoi në Facebook. Anash saj qëndron në këmbë një grua me thikë si ekzekutorët që kemi parë rëndom në videot e shtetit islamik.

Fotoja ngjalli zemërim jo vetëm në rrjetin social, por dhe nga publiku i gjerë, dhe Roth e hoqi menjëherë nga Facebook.
Disa shkruan se Roth duhet t’i vinte turp nga vetja, kurse disa të tjerë thanë se fundja ngjyra portokalli shkonte me festën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: