TIRANE
35 vite pas ndarjes nga jeta të piktorit të njohur, Nexhmedin Zajmi, i biri Uvil Zajmi ka mbledhur miqtë e artdashësit, në prezantimin e një monografie, që sjell dhe dokumenton jetën dhe veprën e piktorit. Nga fëmijëria të pedagogët që i zbuluan talentin, si Odise Paskali, nga fillimi i mësimeve te studimet jashtë, kthimi në atdhe dhe një karrierë që u shtri në kohë dhe në vepra, monografia është një lloj monumenti mbi artin që ai la pas.
Monografia përfshin piktura, fotografi dhe një studim për artistin, pa lënë mënjanë edhe qasjen e fëmijëve të artistit, që sjellin anën tjetër të tij, atë të babait përtej kuadrove, penelave e heronjve.
Krijimtaria artistike e Nexhmedin Zajmit fillon që në vitet 30-të e mbaron në vitin 1991, vit kur ai u nda nga jeta në 19 maj. Zajmi i përket brezit të piktorëve të parë që vunë themelet e artit shqiptar ndërsa një pjesë e karrierës së tij ju kushtua, prezantimit e përjetësimit të portreteve e jetës zakonore, të zonave malore dhe periferive, duke sjellë edhe kostumet populloreve të arealeve të ndryshme.
