Ka vijuar me orë të zgjatura mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve, ku për të dëshmuar këtë të mërkurë ishte kryeministri Edi Rama.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Rama u shpreh se nuk hyn në detaje juridike, pasi kjo është diçka që i takon juristëve, , ndërsa shtoi se është i vendosur për të bërë revolucion lidhur me pastrimin e mbetjeve.

Ndonëse mbledhja është shoqëruar me diskutime, mes Ramës dhe Belind Këlliçit .

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Për mua ka rëndësi emri. Në momentin që më lëshuan mua dhe misionin tim dhe punën e gjithë skuadrës s’kam asnjë mëshirë.

Këlliçi: Kompanisë  të së cilës i dhatë bonus prej 8 pikësh për inceneratorin e Tiranës. Këtu është firma juaj. Si ka mundësi që ju një kompanie që pretendoni që nuk e njihni është me firmën tuaj ?

Rama: Nuk kam duar jashtë unë,. I kam të dyja duar brenda. Por ku janë këto 430 mln…?Unë jam bashkë me një skuadër të tërë, për revolucion duart i kam brenda për të pastruar plehrat , jo për t’i futur në buxhetin e shtetit…Bij të atillë që të më diskutojnë mua duart nuk ka…

Këlliçi: Është me firmën e vet ai…

Rama: Kryeministri është në tavolinë pasi janë bërë të gjitha diskutimet . Është rënë dakord dhe është thënë se si do arrijmë,. Në momentin që fillon procesi është komplet gjë tjetër. Firma ime është firma e fundit e një zinxhiri të tërë. Unë di që duam të shkojmë atje…

Këlliçi: Ju keni informacion shterues për ato që firmosni

Rama: Unë nuk hyj në detaje juridike, nuk janë të miat. Juristët janë juristë. Kur vjen tek unë ka kaluar të gjitha hallkat…

Këlliçi: Në këto katër muaj në këtë Komision më është krijuar ideja se ju nuk keni pasur vendimmarrje personale. Kompanisë që i keni dhënë 8 pikë bonus që ka marrë inceneratorin e Tiranës, morët në mbrojtje kryetarin e Bashkisë Tiranë, në parim…Shkresa 27.3.2017 e kryetarit Bashkisë Tiranë ka një problem , në faqen e dytë janë 240 mln euro dhe flitet për 30 vite me radhë financimi vjen nga bashkia Tiranë dhe qeveria…Erion Veliaj në 27 mars 2017 pa një vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës e ka futur Bashkinë e Tiranës dhe qytetarë e Tiranës në një angazhim financiar për 30 vite. në 31 gusht komisionin për dhënien  e koncesioneve janë shprehur kundër kërkesës së kryetares së Komisionit….Ju e kuptoni që 2017 Veliaj nuk e kishte 3/5 në Këshillin Bashkiak dhe aludoj që mund ta ketë përdorur këtë mënyrë për të çuar përpara projektin. Ju si një ish-kryetar bashkie , si një ish-kryeministër si e gjykoni vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë që duhet të përgjigjet për shpërdorim detyre?

Rama: Po bëni një pyetje që duhet ta diskutoni me kryetarin e Bashkisë. Faqja e dytë duhet verifikuar sa autentike që është…por po e marr të mirëqenë. Edhe sikur të jetë ky rasti që ka një gjë të tillë, fillimisht ka një diskordancë sepse nuk çohet kurrë një shkresë , me një shkresë tjetër nga mbrapa. Kjo shkresë nuk e përmend faqen… Është një shkresë tjetër …Unë them se kryetari ka firmosur një shkresë në parim. Në parim firmosin plot… Nuk ka pikën e vlerës…kjo është me vlerë zero. Kjo është që procesi të ecë, kryetari i bashkisë nuk ka angazhuar tjetër përveç responsibilitetit. Angazhimi kontraktual i bashkisë buron nga fondet që miraton Këshilli Bashkiak…Fakti që në një Komision i po këtij shteti…paska pasur debat dhe kanë kundërshtuar njëri-tjetrin tregon që nuk ka pasur organizatë kriminale. Letra është në mars, kontrata është në gusht, pra mendoj që këtu nuk problem të natyrës së angazhimit të paligjshëm për fonde…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb