Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur të dënojë me gjobë 100 mijë euro Federatën e Futbollit të Kroacisë, pas sjelljeve të pahijshme të tifozëve të tyre në ndeshjen me Çekinë në Kampionatin Evropian.

Lajmi është bëri i ditur në faqen e UEFA-s. Në ndeshjen Kroaci–Çeki, tifozët kroat ndërprenë ndeshjen për disa minuta pas hedhjes së fishekzjarrëve në terren.

Kjo ka bërë që UEFA të dënojë me 100 mijë Kroacinë, e po ashtu i ka kërkuar Federatës së Futbollit të këtij vendi, që të mos u shes bileta deri në fund të turneut tifozëve të identifikuara si huliganë.

Për Kroacinë ky mund të cilësohet si dënim i lehtë, derisa shkruhej se edhe mund të dënoheshin me përjashtim nga Euro 2016.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: