Romano Fenati, piloti italian i cili i tërhoqi frenat kundërshtarit Stefano Manzi të dielën në garën e Moto 2, është tërhequr nga pilotimi.

Për shkak të incidentit që u konsiderua shumë i rëndë skuderia “Marinelli Snipers” i ndërpreu kontratën pilotit, por në intervistën që ky i fundit ka dhënë për “La Repubblica” ka deklaruar se do t’i japë fund këtu me motoçiklizmin.

Fillimisht Fenati kërkoi falje për veprimin ndërsa më pas u shpreh se nuk do të rikthehej më për të garuar. Në fakt jo me pak rëndësi ishte edhe ajo që piloti shtoi në një moment të dytë teksa deklaroi që Manzi e sulmoi tre herë gjatë garës.

“E kam mbyllur me botën e motoçiklizmit, nuk do të garoi më. Kam gabuar, është e vërtetë, u kërkoj falje të gjithëve.”

Më pas ai shtoi: “Doni të shihni helmetën dhe kostumin tim? Ka një shirit të gjatë zi: Është goma e Manzi, ai më sulmoi tre herë dhe ai mund të më vriste. Kështu që mendova, tani po i bëj të njëjtën gjë, të tregoj se mund të jem edhe unë “i keq” si ai. Ndoshta do ta kuptoni se çfarë do të thotë, por kurrë nuk menduar ta lëndoj atë, betohem.”

Fenati për gjestin e tij kishte kërkuar falje edhe të hënën, por ndryshe nga sot nuk e kishte fajësuar pilotin kundërshtar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb