Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të papranueshëm një fakt të tillë, i cili e ka kundështuar këtë, duke e quajtur jo normale.

Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin  e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe ai do të mbyll emisionin.

“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emision, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

DEBATI

Basha: Leonardo hajde këtu!
Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.
Basha: Të lutem më lejo.
Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj
Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka
Fevziu: “Nuk mund të bëj miting në një emision television. Ky është shpërdorim i medias.”
Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!
Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.


LEONARDI 2 – MESAZHI PER MEDIAT by opinionklan

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: