Një 25-vjeçar është arrestuar me akuzën se ka përdhunuar një vajzë 5-vjeçare brenda një ambasade në kryeqytetin indian Delhi.

Lajmin e bën me dije Bbc. Burri është arrestuar të dielën, pasi prindërit e vajzës bën denoncim në polici.

Vajza është në kushte të stabilizuara, kanë thënë mjekët. Familja jeton brenda ambienteve të ambasadës, ku babai i saj punon në personelin e pastruesve.

Sipas policisë, shoferi i akuzuar, nuk është pjesë e trupit diplomatik.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb