Mali Sinabung në Sumatran Veriore në Indonezi shpërtheu sot duke hedhur hirin vullkanik deri në 1.000 metra lartë.

Armen Putra, kreu i ekipit të vëzhgimit në Sinabung, tha se shpërthimi i parë ndodhi në 9:34 të mëngjesit, ndërsa i dyti në 12:16 pasdite sipas kohës lokale.

Ai u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë vigjilentë, duke marrë parasysh që statusi i malit Sinabung është ngritur në gatishmëri ose në nivelin e tretë.

“Mos kryeni aktivitete në fshatra që janë zhvendosur, si dhe zona brenda një rreze prej 3 kilometrash nga maja e malit Sinabung”, tha Armen.

Ai u kërkoi banorëve të mbajnë maska për fytyrën, veçanërisht kur dalin jashtë, për të zvogëluar thithjen e grimcave të hirit dhe i këshilloi ata që të sigurojnë pajisje për ujë të pastrojnë çatitë e shtëpive që janë të mbuluara me hirin vullkanik për të parandaluar shembjen e tyre.

“Banorët duhet të jenë në gatishmëri për rrjedhën e mundshme të llavës”, shtoi zyrtari.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb