Infektimet me Ebola janë rritur në rrethet pranë Ugandës, duke e çuar numrin e vdekjeve të konfirmuara në 23, thanë të hënën autoritetet shëndetësore në vendin e Afrikës Lindore.

Uganda shpalli një shpërthim të virusit Ebola të martën e kaluar pasi një rast i llojit të rrallë Sudan u zbulua në zonën e Mubende.

Virusi tani është përhapur në rrethet fqinje, me Ministrinë e Shëndetësisë që raportoi se rastet ishin rritur në 36.

Ministria i konsideron “rastet e konfirmuara” si ato me rezultate pozitive laboratorike. Nga numri i të infektuarve të identifikuar deri më tani, 18 prej rasteve janë konfirmuar të infektuar ndërsa 18 të tjerë dyshohet se janë me virusin vdekjeprurës.

Ministria deklaroi gjithashtu se pesë nga pacientët e vdekur u konfirmua se kishin vdekur nga virusi ndërsa 18 u renditën si vdekje të mundshme. Rreth 35 pacientë aktualisht janë duke u pranuar, shtoi ai.

Uganda ka përjetuar katër shpërthime të Ebolës, teksa më vdekjeprurësi la më shumë se 200 njerëz të vdekur  në vitin 2000.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , vaksinimi kundër llojit të rrallë të Sudanit nuk është testuar për efikasitet. Megjithatë, vaksina Ervebo ka rezultuar efektive në mbrojtjen kundër variantit Zaire të virusit Ebola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: