Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita, është infektuar me koronavirus. Mësohet se aktorja ka rezultuar pozitive bashkë me bashkëshortin e saj.

Fatmirësisht, aktorja Kita mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ka qenë vetë aktorja, që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon një buqetë me lule të dhuruar nga e motra dhe e konfirmon se është mirë.

Ndërkohë, shihen edhe komentet e shumta të miqve dhe të afërmve të saj, të cilët i urojnë shërim të shpejtë aktores dhe bashkëshortit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb