Aktorja indiane, Sara Khan, e njohur për rolin e famshëm të Sadnës te “Bidai”, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar se tashmë ka nisur periudhën e izolimit në shtëpi.

Siç shkruan aktorja, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr kurë në kushte shtëpie.

 640 0 5f5a8b972e724
640 0 5f5a8b972e724

“Fatkeqësisht, sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt”,- ka shkruar ajo.

Menjëherë në adresë të aktores kanë nisur mesazhet e miqve që i urojnë shërim të shpejtë e rikthim në ekran me projekte të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb