Një paciente 75-vjeçare vdiq mes dhimbjesh pas mjekimit aksidental me një dozë fataleilaçesh të gabuara, vitin e kaluar në Tennessee. Përzierja e tmerrshme ka detyruar familjen e viktimës të padisë  spitalin, dhe të nisë hetimet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Tennessee.

Gabimi vdekjeprurës ndodhi më 26 dhjetor të 2017-ës kur një infermiere, e cila mbetet e paidentifikuar, po trajtonte një paciente që u pranua në spital për dhimbje koke, ënjtje të trurit, humbje të vizionit dhe simptoma të tjera të ngjashme.

Viktima fillimisht ishte në gjendje të mirë, ndërsa një mjek urdhëroi që t’i shërbehej dy miligramë Versed, një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar ankthin, sipas Fox17. Por infermierja aksidentalisht i dha pacientes 10 milligramë Vecuronium, i cili përdoret si relaksues i muskujve gjatë operacioneve.

Medikamenti është përdorur gjithashtu si  pjesë e koktejit të drogës vdekjeprurëse, për të burgosurit e dënuar me vdekje, e cila kishte si efekt paralizimin dhe ndalimin e frymëmarrjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb