ITALI

Një infermiere në Itali e prekur nga koronavirusi është kapur mat duke dalë shëtitje me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

36-vjecarja nga zona Fano-s në rajonin Marche duhej të ishte në vetëizolim së bashku më familjen e saj pasi pak ditë më parë kishte rezultuar pozitive ndaj testit të COVID-19 por ajo ka thyer rregullat.

Kur është ndaluar nga policia ajo ka thënë se ishte duke hedhur plehrat por në të vërtetë ajo ishte shumë larg shtëpisë së saj. Për infermieren dhe bashkëshortin e saj 34-vjecar do të merret masë adiministative për thyerje të rregullave të karantinës.

Pak ditë më parë kryeministi Italian Conte tha se kush thyen rregullat e karantinë dhe shkel masat që janë marrë në luftën kundër koronavirusit gjobitet nga 400-3000 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: