Ambasadori amerikan në Kosovë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes zyrtarëve kosovare dhe asaj të Serbisë.

Giacobbe përmes një postimi në Twitter tha se negociatat ende po vazhdojnë.

“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar ai në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb