Pak kohë të parë as që mendohej që Lorenzo Insigne mund të largohej nga Napoli por brenda një javë gjërat kanë ndryshuar aq shumë sa dhe vetë lojtari po mendon largimin. Në Itali këtë bëjnë fakt, pyetja e radhës që shtrohet është ku do të transferohet Insigne?

Corriere
Corriere

Për momentin siç shkruan “Corriere dello Sport” nuk ka një ofertë konkrete për sulmuesin por janë të shumtë ekipet e mëdha europiane të cilat janë të gatshme të paguajnë për të. Napoli vlerëson kartonin e Insigne me 70 milion euro, një shumë e përballueshme, po ashtu dhe paga e tij, aktualisht Insigne përfiton 5 milion euro neto në sezon.

Us Sassuolo V Ssc Napoli Serie A
Us Sassuolo V Ssc Napoli Serie A

Sipas “Corriere”, Bayern Munich është një skuadër e cila është në kërkim të një sulmuesi krahu, Insigne do të ishte alternativa ideale për të zëvendësuar Robben-Ribery. Arsenal gjithashtu është një skuadër që e pret me shumë dëshirë Insigen, fundja e kanë pëlqyer gjithnjë. Në Premier League, sulmuesi italian pëlqehet shumë edhe nga Liverpool e Chelsea.

900574420.jpg.0
900574420.jpg.0

Klopp e vlerëson shumë Insignen, e ka shprehur edhe publikisht admirimin për të, ndërsa Sarri e njeh shumë mirë pasi kanë punuar bashkë tek Napoli. Në Francë gjithashtu Insigne vlerësohet për cilësitë e tij, Mino Raiola ka vendosur kontaktet e para me PSG, një rol përcaktues ka pasur dhe miku i tij në përfaqësuese, Marco Vaerratti.

Lorenzo Insigne
Lorenzo Insigne

Jo vetëm jashtë Italisë, por Lorenzo ka admirues edhe brenda Serie A. Inter po e ndjek në heshtje këtë çështje, mbi të gjitha nëse Icardi do të largohet, madje flitet dhe për një shkëmbim të bujshëm ndërmjet tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: