TIRANË- Tre lokale në kryeqytet janë gjobitur nga ISHSH për mosrespektim të ligjit antiduhan. “Në vazhdën e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar, më datë 21 mars 2015 Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë kreu inspektime gjatë orëve të natës në lokale e ambiente të tjera që operojnë në zonën e ish Bllokut në qytetin e Tiranës.  Gjatë mbrëmjes së djeshme u kryen 20 inspektime në lokale e ambiente te tjera argëtimi. Për arsye të moszbatimit të ligjit në fjalë nga ana e inspektorëve të ISHSH janë marrë masa administrative me vlerë totale 900 000 lekë të reja. Klubet/lokalet ndaj të cilëve u morën masa janë:

  1. Soba
  2. Canon
  3. Checkpoint”- bën me dije ISHSH.

“Kontrolli i vazhdueshëm i zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar, është pjesë e planit të punës së ISHSH dega Tiranë dhe inspektimi i sotëm është në vazhdën e zbatimit të ketij plani pune.” – deklaroi Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega Tiranë.

Inspektimet e ISHSH dega Tiranë u monitoruan nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, qëndror të cilët ishin pjesë e grupeve të inspektimit.

 

(a.n/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: