TIRANE- Çmimet përgjatë muajit prill kanë pësuar rritje. Sipas INSTAT, Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Prill 2015, arriti 121,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007, çka do të thotë se krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e konsumit kanë pësuar 2.3% rritje.

Grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ka pësuar më tepër rritje me 2.06 për qind. Rritje ka patur dhe për çmimet e pijeve alkoolike, duhanit, komunikimit, qera. Ujë dhe lëndë djegëse.

Ndërkohë që për transportin vihet re rënie krahasimisht me vitin e kaluar, por rritje të çmimit në krahasim me muajin mars, rritje që shkon në 0.8 për qind. Krahasuar me çmimet në muajin mars, disa prej tyre kanë pësuar ulje të lehtë në muajin prill, kryesisht ushqimet dhe grupi qera, ujë dhe lëndë djegëse.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: