Inteligjenca artificiale pritet të parashikojë reshjet brenda një ore e gjysmë nga ardhja e tyre, sipas studiuesve nga “DeepMind” i Google, së bashku me një grup të Shërbimit Meteorologjik të Britanisë së Madhe.

Grupi i udhëhequr nga Shakir Mohamed aplikoi njohuritë e tij mbi metodat “nowcasting”, (transmetim aktual), domethënë, parashikimin e shiut në një vend të caktuar dhe më pas krahasoi rezultatet me mjetet tradicionale.

Metodat aktuale të parashikimit përdorin superkompjuterë për të kryer sasi të mëdha llogaritjesh mbi të dhënat atmosferike duke dhënë parashikime të mira afatgjata.

Kur vjen puna për t’i bërë ato në një distancë kohore më të shkurtër, megjithatë, sistemi nuk është ende aq i avancuar. Disa parashikime afatshkurtra janë të lehta për t’u bërë, si për shembull kur ka re të mëdha shiu që mbulojnë qindra kilometra.

Gjërat bëhen më të vështira me stuhitë, sepse sasia e ujit që ato përmbajnë ndryshon me kalimin e kohës dhe sepse forma e tyre ndryshon në varësi të vendit ku lëvizin.

Sipas studiuesve, inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i ri i fuqishëm për përmirësimin e parashikimeve të motit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb