Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Disa prej pajisjeve më të familjarizuara me njeriun sot padyshim janë telefonat celulare, kompjuteri dhe gjithçka që ka lidhje me teknologjinë.

Miliona njerëz kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar në kompjuter, ndërsa fjalisë “libri shoku më i ngushtë i njeriut” po i zbehet kuptimi.

Për shumë njerëz, mungesa e kompjuterit në përditshmërinë e tyre, do ta bënte jetën më të vështirë. Një njeri i zakonshëm kafenë e mëngjesit ka mundësi ta pijë duke shfletuar online gazeta, duke komunikuar me njerëz nga pjesë të ndryshme të botës, të shoh pjesë të qyteteve të ndryshme ose edhe të blejë diçka që i pëlqen.

Informata e cila në kohë të hershme ka qarkulluar me mjaft vështirësi, tani me një click gjendet para syve tanë. Mund të themi me bindje se ajo që u shpik nga njeriu, për ti shërbyer atij, sot po i krijon varësi dhe po e shkëput nga realiteti. Megjithatë është për tu befasuar fakti se si njeriu ka arritur të krijojë pajisje të tilla kaq “inteligjentesaqë lehtësisht mund t’ju përgjigjet pyetjeve tona, në pak sekonda na mundëson gjithçka i kërkojmë.

Edhe për National Academy of Engineering (NAE) të kuptojnë sesi dizenjohen ‘Smartphones’, ‘Smart machines’ është një sfidë e vërtetë sepse për trurin e njeriut është i pa perceptueshëm fakti që një telefon le të themi t’i kthejë përgjigje. Nëse marrim një shembull konkret kemi aplikacionin “Siri” që gjendet në telefonat Iphone, mjafton që ta pyesësh për diçka dhe përgjigjja e tij do të jetë e menjëhershme dhe e saktë dhe kjo është vërtet për tu habitur.

Por, si do të jetë e ardhmja e shoqërisë tonë nëse vazhdohet me këto ritme? A do të arrijë teknologjia të zëvendësojë njeriun? Nuk duket dhe shumë i çuditshëm ky fakt duke marrë parasysh se çdo ditë dhe më shumë po largohemi nga njëri-tjetri, rrjetet sociale janë bërë tepër të rëndësishme për secilin prej nesh dhe madje kanë filluar të krijohen robotë me pamje njerëzore. Ai mjet që u krijua për të ndihmuar njeriun, sot e ka kthyer njeriun në një mjet të tij.
(Përktheu BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: