Juventus fitoi raundin e parë në merkato, por Inter nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka gati revanshin e tij. “Zonja e Vjetër” mundi rivalët e përjetshëm, duke siguruar shërbimet e Dejan Kulusevski, mesfushori suedez që ishte në krye të listës së blerjeve të klubit zikaltër. Ky i fundit kërkon të “hakmerret”, duke u prezantuar në zyrat e Manchester United për të kërkuar Paul Pogba.

Dejan Kulusevski Reforca Juventus
Dejan Kulusevski Reforca Juventus

Lajmi bëhet I ditur nga mediat angleze. Sipas tyre, Inter po interesohet seriozisht për të kthyer në Serie A mesfushorin francez. Duke qëndruar në atë që raporton “Mirror”, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të hynë në tratativa, por kanë pretendimet e tyre. Për të lënë të lirë Pogba, drejtuesit anglezë kërkojnë Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas është çelësi që mund të hapë dyert e këtij operacioni të bujshëm në merkaton e dimrit, pasi do të zbuste ndjeshëm diferencën e madhe mes ofertës dhe kërkesës për Pogba.

1578209158 332150 Noticia Normal
1578209158 332150 Noticia Normal

Francezi vlerësohet jo më pak se 125 milion euro, ndërsa vlera e Martinez sipas klauzolës që ka në kontratë është 110 milion euro. Në këtë mënyrë, palët mund të gjejnë shumë shpejt një marrëveshje, megjithesë për momentin tratativat janë vetëm në hapat e para.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: