Nëse pas një derbi të fituar 2-0 në Champions të mbetet ende një shije e hidhur, kjo do të thotë shumë. Inter fitoi, e meritoi plotësisht, por sërish trajneri Inzaghi dhe lojtarët nuk ishin plotësisht të lumtur, kjo pasi kishin shansin ta “vrisnin” ndeshjen, kishin më shumë se një rast të shënonin golin e tretë, por shtylla dhe portieri Maignan nuk lejuan që rezultati të ishte dhe më i thellë. Kjo ishte një fitore personale edhe e Simone Inzaghi-t, i përfunduar nën akuzë në pjesën më të madhe të sezonit.

Inzaghi
Inzaghi

Pa diskutim, Inzaghi fitoi duelin në distancë me Stefano Piolin. Të gjesh një notë pozitive në këtë mbrëmje të Milanin është shumë e vështirë, ekipi i Piolit ishte i pafuqishëm për tu rikthyer në lojë, por të paktën nuk pësuan një gol të tretë që të mbyllte përfundimisht llogaritë. Kuqezinjtë shpresojnë në një mrekulli në ndeshjen e kthimit, shpresojnë shumë që Leao të rikthehet në kohë për të mbajtur të ndezur ëndrrën për një biletë në finale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Fluturon Inter”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Simone i vërtetë”, ishte titulli i Corriere dello Sport, me të përditshmen italiane që shton: “Inter brilant”, Dzeko-Mkhitaryan fundosin Milanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb