Kurrë më parë në vitet e fundit në shtëpinë e Inter nuk kanë qenë kaq të qetë, ku bëhet fjala për një dëmtim të Brozovic. Në çdo rast, kur kroati “parkonte” në bokse, stafi drejtues zikaltër mbante frymën. Shembulli më i qartë, madje shumë i freskët, erdhi një vit më parë. Titulli dukej një lojë fëmijës për Inter, por një dëmtim i Brozovic, bëri që kroati të qëndronte jashtë fushe për afro një muaj, që nga ai momenti zikaltërit pësuan një rënie të lirë duke bërë që në fund t’i dorëzonin titullin rivalëve të përjetshëm, Milanit.

Inter
Inter

Sot situata është ndryshe, në Appiano nuk ka tension, të gjithë janë të qetë, meritë të padiskutueshme për këtë ka Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi nuk shihet nga ambienti zikaltër si një zëvendësues i Brozovic, por si një Brozovic i ri.

Asllani
Asllani

Kroati vuan nga një shqetësim në pulpë, sigurisht Inzaghi shpreson që të jetë gati për startin e sezonit, por as që ka ndërmend të sforcojë lojtarin, fundja Asllani është gati dhe për më tepër ofron garanci. Ylli shqiptar pret me padurim debutimin e tij në Serie A me fanellën e Inter, mund të vijë që të shtunën përballë Lecce-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb