Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe Inter përfundon sërish në qendër të kritikave. Barazimi 2-2 në sfidën direkte kundër Romës nuk është përtypur nga populli zikaltër, jo më shumë për rezultatin se sa për mënyrën se si erdhi ai. Inter u ndëshkua në një kohë që po dominonte në pjesën e dytë dhe menjëherë pas zgjedhjeve të Antonio Conte me zëvendësimet. Për këtë arsye, tekniku shënjestrohet nga kritikat e mediave italiane. Këto të fundit bëjnë të ditur se trajneri interist gaboi duke hedhur në fushë lojtarë si Perisiç apo Kolarov, të cilët zëvendësuan Lautaro Martinez dhe Hakimi.

Roma Inter Vidal Conte
Roma Inter Vidal Conte

Sipas tyre, zgjehjet e Conte nuk janë koherente, pasi në atë moment të sfidës, ku Roma vuante presionin e zikaltërve, nevojiteshin lojtarë me karakteristika të tjera, përshembull Eriksen apo Sensi, njëri i aftë për të kontrolluar ritmin e lojës dhe tjetri për të kapur në befasi mbrojtjen kundërshtare. Pas sfidës, Conte është justifikuar me skuadrën që ka në dispozicion, por kjo alibi vetëm sa ka vështirësuar pozicionin e tij përballë opinionit mediatik. Të përditëshmet përtej Adriatikut nuk e kanë falur teknikun, që sipas tyre duhet të pranojë gabimet dhe se ndryshe nga sa pretendon, ka organikën më të mirë të lojtarëve në Serinë A.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: