Romelu Lukaku përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e sulmit zikaltër, një “bomber” i vërtetë i cili përballë Genoa në “Marassi” realizoi një “dopjetë” duke e dërguar në 23 numrin e golave në Serie A. Shifrat e Lukakut në sezonin e tij të parë në Itali janë fantastike, 15 nga golat e realizuar i ka shënuar në transfertë. Sulmuesi belg qëndron në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë, pas Immobile dhe Ronaldo.

Me dy ndeshje të tjera në dispozicion, Lukaku tashmë shënjestron fenomenin Ronaldo me brazilianin që arriti në kuotën e 25 golave në sezonin 1997/98. Për belgun ky është sezoni i tij më i mirë në karrierë, në të gjithë turnetë me Interin ka realizuar 29 gola, dy më shumë se sa në sezonin 2017/18 ku mbante të veshur fanellën e Man.United. Shifrat e tij vetëm mund të përmirësohen deri në fund pasi ka në dispozicion jo vetëm dy ndeshje në Serie A por dhe Europa League ku Inter kërkon ti shkoj deri në fund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: