Të shtunën luhet derbi i Milanos por Romelu Lukaku sheh më larg: “Objektivi është të fitojmë Serie A, të bëhemi kampion të Italisë”, u shpreh shkurtimisht belgu duke u ndalur më pas tek aspekti njerëzor:

Inter Vs Lecce Serie A Tim 2019/2020
Inter Vs Lecce Serie A Tim 2019/2020

“Jam i lumtur që jetoj në Milano. Ka gjithnjë një gjë për të bërë, jo vetëm shopping edhe pse nëna ime ma heq trurin me këto gjëra. Njerëzit këtu e duan futbollin, më shumë se sa në Angli. Kanë pasion dhe nëse gjërat shkojnë mirë, nëse shohin që një futbollist jep gjithçka, fiton respektin e tyre për të gjithë jetën, në të kundërt përgatitu për gjëra jo të mira. Ndihem mirë këtu, njerëzit janë sjellshëm dhe jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje”, u shpreh Lukaku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: