Vidal mbetet një çështje e hapur por gjithashtu një objektiv i komplikuar në një kohë kur Barcelona nuk ka ndërmend ta lëshoj, aq më tepër për 12 milion euro. Dëshira e lojtarit është të transferohet tek Inter për këtë arsye agjenti i tij ndodhet në Milano por Inter duhet të bëjë një sakrificë ekonomike, 12 mln euro nuk mjaftojnë, Barça kërkon minimalisht 20 milion euro.

Eriksen
Eriksen

Në të njëjtën kohë stafi drejtues ziklatër po punon edhe mbi pistën Eriksen, nuk përjashtohet mundësia që Inter të bëjë gjithçka për ta transferuar që në janar, gjithnjë nëse dështon opsioni Vidal. Mesfusha nuk është i vetmi repart që ka nevojë për ndërhyrje, Conte gjithashtu kërkon dhe një mbrojtës krahu.

Eshli Jang
Eshli Jang

Sipas “Sky Sport”, Inter ka kthyer vështrimin nga Ashly Young, kapiteni i Man.United. Young ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Milano duke pranuar ofertën e Interit, një kontratë për një vit e gjysmë. Mbetet për tu gjetur akordi me “djajtë e kuq” të cilët nuk priten të bëjnë shumë rezistencë për një 34 vjeçar të cilit i skadon kontrata në përfundim të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb