Intër shpërdoroi një mundësi të artë për të marrë kreun në Serie A. Pas tetë fitoreve radhazi, zikaltërit u mundën 2-1 në transfertën kundër Sampdorias, ndërsa ky frenim konfirmoi se skuadra e Antonio Conte është e varur nga një lojtar i vetëm: Romelu Lukaku. Belgu e nisi nga pankina sfidën pas një problemi muskular, por u sakrifikua duke u hedhur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë, kur shokët e tij ishin poshtë me dy gola.

22ceb70d51ff30a78da0d339ec362f50 1200x675
22ceb70d51ff30a78da0d339ec362f50 1200×675

Prania e “gjigandit” në sulm ndryshoi pamjen e Interit, që gjithashtu ka kuptuar se i duhet një tjetër alternativë për të zëvendësuar Lukakun. E thonë këtë shifrat e ndeshjes së fundit. Pavarësisht humbjes, zikaltërit goditën 23 herë portën kundërshtare, gabuan një 11-metërsh dhe u ndalën nga traversa. Pra, mungoi një si Lukaku nga fillimi dhe këtë më shumë se të gjithë e di shumë mirë Antonio Conte. Tekniku ka ndryshuar sjellje dhe nuk flet për merkaton në publik, por mediat italiane bëjnë të ditur se ai pret një tjetër dhuratë në sesionin e dimrit. Emrat që qarkullojnë janë të shumë, por në fund, me shumë mundësi, Conte duhet të kënaqet me rikthimin e Eder.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: