E ardhmja përfundimtare e Mauro Icardit pritet të përcaktohet brenda muajit maj. Inter dhe PSG do të përfshihen në negociata të vazhdueshme për ti dhënë zgjidhje një nga çështjeve më të nxehta të merkatos që vijon të jetë e hapur. Klubi francez po heziton të blej përfundimisht kartonin e argjentinasit me shpresën që Inter të ul pak pretendimet. Leonardo, drejtori sportiv i PSG, e njeh shumë mirë situatën, e di që Icardi nuk është i preferuar në Milano, kërkon të shfrytëzoj këtë moment për të ulur vlerën e tij, 70 milion euro.

Edinson Cavani Psg 1its6d8mlq8t51x7vwhsjycdrm
Edinson Cavani Psg 1its6d8mlq8t51x7vwhsjycdrm

Në vitin e tij të parë në Paris, Icardi ka realizuar 20 gola në 31 ndeshje, shifra të kënaqshme. PSG mund të shfrytëzoj emrin e Cavanit për të bindur Inter që të uli pretendimet për Icardin. Leonardo mund të mos i ofroj Cavanit një kontratë të re duke e lënë të lirë të largohet me parametra zero, gjithnjë nëse Icardi do të qëndroj në Paris.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: