Marash Kumbulla ka qenë dhe mbetet një objektiv i Inter. Klubi zikaltër nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar qendërmbrojtësin kuqezi në Milano, pavarësisht se në javët e fundit ofensiva e Lazios e dërgonte Kumbullën më pranë kryeqytetit.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas “Sportmediaset”, në orët e fundit, në shtëpinë zikaltër është ndezur edhe një herë pista Kumbulla. Verona vlerëson kartonin e mbrojtësit me 30-35 milion euro, por në çdo rast, nëse Inter paguan shumë, apo gjejnë kompromis ndërmjet tyre, Verona do të kërkojë të mbaj lojtarin në formë huazimi edhe për sezonin pasues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb