Derbi i Italisë, Juventus-Inter, ka qenë dhe mbetet një sfidë e bukur për tu parë, këtë herë bëhet edhe më e rëndësishme, pasi dy ekipet janë shumë pranë. Vetëm 1 pikë është diferenca mes Inter dhe Juventus, sigurisht ziklatërit kanë dhe një ndeshje për të rikuperuar, atë me Bologna, por në rast suksesi të “Zonjës së Vjetër”, ekipi i Allegri do të parakalonte Inter në tabelën e klasifikimit.

Inzaghi
Inzaghi

Trajneri Inzaghi dhe stafi i tij kërkojnë të shmangin me çdo kusht këtë skenar, për këtë arsye kanë nisur prej kohësh punën për të përgatitur si duhet këtë përballje.

Martinez
Martinez

Rikthimi i Lautato Martiez, i negativizuar nga COVID-19, është lajmi më pozitiv në këtë periudhë. Lajmi i dytë po kaq i rëndësishëm është rikthimi i Brozovic, i cili pritet të bashkohet me grupit të martën ose maksimumi të mërkurën.

Marcelo Brozovic 7 1
Marcelo Brozovic 7 1

Në dyshim mbetet prezenca e De Vrij, por edhe për holandezin ka optimizëm. Inzaghi pritet të punojë me grupin e plotë vetëm të premten pasi të jenë rikthyer edhe lojtarët e grumbulluar me përfaqësueset respektive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb