Mes Serie A dhe Champions League, Inter vijon të zhgënjej, nuk njeh fitore prej katër takimeve radhazi duke humbur shumë nga stofi i një ekipi favorit. Në javën e 7-të të Serie A nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Atalanta, sigurisht një pikë në Bergamo nuk është për tu hedhur poshtë, por zikaltërit shohin kreun ti largohet gjithnjë e më shumë. Vendi i 7-të në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 12-të pikëve, 5 më pak se Milani kryesues janë shifra që tregojnë qartë këtë fillim sezoni aspak pozitiv.

Lajmi i mirë nga kjo javë ishte rikthimi i Romelu Lukakut, i hedhur në fushë si zëvendësues ndërsa vijon të ngroh stolin Eriksen. Danezi mund të largohet nga Milano në merkaton e verës në një kohë kur mediat italiane flasin për një shkëmbim të bujshëm ndërmjet tij dhe Isco. Dy klubet, Inter dhe Real Madrid po studiojnë mundësinë për të gjetur një kompromis ndërmjet tyre pasi si Isco ashtu edhe Eriksen nuk bëjnë pjesë në planet e dy trajnerëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: