Atmosfera që rrethon ekipin Kombëtarë nuk është pozitive, ky është një fakt, por ndaj Islandës është një sfidë që përfaqësuesja ka me shumë nevojë se kurrë për lojtarin e 12-të.

Fshf Biletat
Fshf Biletat

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të josh tifozët në çdo formë duke ofruar oferta të ndryshe dhe çmime të arsyeshme por as kjo lëvizje nuk ka pasur impaktin që të gjithë prisnin.

Cikalleshi
Cikalleshi

Ndaj Islandës pritet që në “Elbasan Arena” të jenë afro 7 mijë tifozë, deri në mesditë zyrtarisht ishin shituar 5 mijë bileta, ndërsa dyert e stadiumit do të jenë të hapura deri në momentet e fundit për ti mundësuar ekipit Kombëtarë një mbështetje sa më të madhe në këtë sfidë jetike për rrugëtimin e tyre në “Euro2020”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb