Nëse Interi fitoi titullin kampion, padyshim se një meritë e ka edhe trajneri Simone Inzaghi. Drejtuesit janë të kënaqur dhe sipas mediave italiane, po mendohet rinovimi i kontratës së teknikut.

Ideja e zikalterve është të shpërbleje punën e bërë nga trajneri me një zgjatje të bashkëpunimit, por edhe një rregullim ekonomik në përputhje me rezultatet në fushë. Sipas gazetës, me nënshkrimin e tij të radhës, ndoshta deri në vitin 2027, Inzaghi do të fitojë 6 milionë euro neto të cilat mund të rriten me 500 mijë euro të tjera me bonuse. Takimi përfundimtar mes palëve do të zhvillohet në fund të kampionatit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb