Interi është i impenjuar prej ditësh në tratativën që do të sillte në Milano Kristian Eriksenin, mesfushorin danez të Totenhemit, i cili është në skadencë kontrate dhe klubi londinez preferon ta shesë që tani, përpara se ta humbasë përfundimisht në qershor.

Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e Totenhemi nuk kanë aspak ndërmend ta “zhvlerësojnë” lojtarin e tyre dhe kanë kthyer pas disa oferta të zikaltërve, që po përpiqen në të gjitha mënyrat t’i afrohen kërkesës prej 20 milionë eurove të “gjelave”.

Për një mesfushor si Eriksen, 20 milionë euro nuk janë shumë, por kur mendon së më 1 korrik ai do të kushtojnë 0 euro, atëherë çdo klub do të kërkonte të përfitonte nga ky fakt. Por Totenhemi nuk po hap rrugë, ndaj drejtuesit e Interit kanë menduar për zgjidhje alternative.

Kështu, Lazaro është zyrtarizuar te Njukastëlli. Austriaku ka kaluar me formulën e huazimit për 2 milionë euro dhe të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

Po kështu edhe Politano ka pranuar të kalojë te Napoli. Sulmuesi do të qëndrojë në huazim për 18 muaj me Napolin që do të ketë të detyrimin e blerjes të vendosur për 20 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb