Interi luan një nga përballjet më të rëndësishme të këtij kampionati, ku do të presë një skuadër që luan futboll të bukur dhe që ka arritur të kalojë në fazën me eliminim të Ligës së Kampioneve, ndryshe nga zikaltërit e Kontes, të cilët nuk arritën të kalonin dot grupin.

Ndaj në një ndeshje të tillë, e cila do të vlejë shumë në luftën për titullin kampion, Interi ka nevojë dhe për mbështetjen e madhe të publikut të tij, i cili është përgjigjur gjithnjë prezent kur ekipi ka pasur nevojë.

Por kësaj radhe do të jetë më ndryshe sepse “Curva Nord”, zemra e tifozërisë së Interit, do të qëndrojë e heshtur në 15 minutat e para, pas rregullave të fundit që i kanë privuar ata nga megafonët dhe tupanët. Një protestë legjitime kjo e tifozërisë, e cila ka nevojë për materialet e saj për të qenë sa më fuqishme në stadium.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb