Paris Germant ka mundur Interin me rezultatin 3-1 në ndeshjen hapëse të International Champions Cup që zhvillohet në SHBA.
Parizienët kanë kaluar në avantazh me Aurier në minutën e 14. Inter ka barazuar me një nga lojtarët më të mirë në fushë Stevan Jovetiç. Malazezi ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Rezistenca e zikaltërve nuk ka zgjatur shumë në pjesën e dytë. Kurzawa ka shënuar në minutën 61 duke befasuar Handanaviç. Ndërkaq në në minutën e 87 është shënuar edhe goli i 3 nga Aurier
3-1
2-1
1-1
1-0