Një ditë pasi publikoi intervistën me ish-oficerin Emiljano Nuhu, gazetari Basir Çollaku thotë se ka marrë kërcënime. Përmes një statusi në facebook, Çollaku shkruan se ka marrë kërcënime deri në vrasje, menjëherë sapo u publikua pjesa e parë e intervistës.

“Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: “Do tju vrasim, do tju fshijmë”-shkruan Collaku ndërsa apelon prokurorinë të hulumtojë e të gjejë telefonuesin e bandes kriminale

“Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.” – perfundon Çollaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb